SHKRIMTARI BILALL MALIQI NDEROHET ME CERTIFIKATË NGA REVISTA PRESTIGJIOZE “SINDH COURIER” PAKISTAN
Revista prestigjioze “Sindh Courier” nga Pakistani, me editorin e saj shkrimtarin dhe publicistin e njohur, z. Nasir Aijaz e nderon shkrimtarin, Bilall Maliqi me certifikatë të vlefshme me motivacionin:
“Vepra juaj jo vetëm që ka pasuruar peizazhin tonë letrar, por ka frymëzuar edhe lexuesit e qarkut me fuqinë e fjalëve kulturë dhe krijimtari.
Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për shprehjen tuaj të përkushtimit dhe i përkushtohemi artit të të shkruarit”.
Me këtë rast shkrimtari, Maliqi e falënderon editorin e kësaj reviste për nderin dhe respektin që ia ka bërë.
Maliqi në faqen e tij të Fb-së shkruan:
Faleminderit për vlerësimin dhe respektin, editorit, z. Nasir Aijaz. Kur të vlerëson një shkrimtar i njohur i nivelit ndërkombëtar, një editor i një reviste prestigjioze, më bën të lumtur dhe krenar. Edhe njëherë faleminderit dhe respekt!
A1info