SHKRIMTARI, BILALL MALIQI, FITUES I ÇMIMIT TË TRETË NË “KONKURSIN POETIK TË VERËS”
Shkrimtari nga Presheva, Bilall Maliqi, është fitues i çmimit të tretë në “Konkursin Poetik të Verës”, të hapur nga Shtëpia botuese “Garip Troci” në Tiranë.
Në këtë konkurs kanë marrë pjesë shumë poetë nga mbarë hapësirat shqiptare, ndërsa juria profesionale e përbërë nga
Pellumb Troci-Kryetar i jurisë
Monda Hamitaj-Anëtare
Irma Kurti-Anëtare
Agim L Bajrami-Anëtar
Besnik Lamaj-Anëtar
Ndan çmimet e konkursit, në të cilën shkrimtari, Maliqi, zuri vendin e tretë, me poezinë “Në portën e vetmisë” në një konkurrencë të jashtëzakonshme.
Të gjitha poezitë e përzgjedhura të konkursit me poezitë fituese, do të përfshihen në një Antologji poetike, të përgatitur nga kjo shtëpi botuese.
A1info