Shkolla Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” shënon 7 Marsin dhe 8 Marsin me projektin “Fuqia e Nënës dhe Mësueses”

Publikuar 3 muaj më parë

Në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, nxënësit e klasave të gjashta organizuan një projekt me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me temën “Fuqia e Nënës dhe Mësueses”. Aktiviteti u realizua nën drejtimin e arsimtares Fatbardha Sadriu, në kuadër të planprogramit mësimor.

Qëllimi i projektit ishte të theksohej rëndësia e këtyre ditëve, të zhvillohej kreativiteti dhe bashkëpunimi i nxënësve, si dhe të shprehej mirënjohja ndaj mësuesve dhe nënave.

Programi përfshiu këngë, recitime, ese për mësuesen, letra falënderimi dhe pjesë teatrale, si dhe bashkëbiseda me prindërit, duke përcjellë emocione dhe mesazhe mirënjohjeje. Aktiviteti u moderua nga Erlisa Sadriu dhe Elvira Hajredini.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe prindërit, të ftuar nga arsimtarja dhe shkolla. Falenderime shkojnë për sponsorët: Arsimtarin e Gjuhës Angleze Fitim Nuhiu, që siguroi 90 ftesa për prindërit, dhe Depo “Altini” me pronar Shkëlqim Nebiu, që ofroi 90 lule për nënat.

Në përmbyllje, shkolla shpreh falënderimet e saj për drejtorin Bardhyl Bajrami për përkrahjen e vazhdueshme në çdo aktivitet shkollor.

Ky projekt u realizua me sukses, duke forcuar lidhjen midis nxënësve, prindërve dhe mësuesve dhe duke shprehur vlerësimin për rolin e nënës dhe të mësueses në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.