Shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë shkurton orët e mësimit për muajin e Ramazanit
Preshevë, 28 Shkurt 2025
Shkolla fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka vendosur të shkurtojë orët e mësimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, me qëllim lehtësimin e mësimdhënësve, punonjësve ndihmës dhe nxënësve që agjërojnë.
Ky vendim synon të krijojë një orar më të përshtatshëm për të gjithë ata që respektojnë këtë muaj të madhërishëm, duke garantuar që procesi mësimor të vazhdojë normalisht dhe pa pengesa.
Nga drejtoria e shkollës është përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët:
“Urojmë që ky muaj i shenjtë t’ju gjejë me shëndet, paqe dhe harmoni, duke sjellë begati në çdo familje.”
Shkolla ka bërë të ditur se, pavarësisht shkurtimit të orëve, mësimi do të zhvillohet me përkushtim të plotë, duke ruajtur cilësinë dhe vijimësinë e planprogramit shkollor.