Shkelje flagrante në konkursin për drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Moravica” në Preshevë – Mungesë kriteresh ligjore dhe dyshime për emërim

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 23 maj 2025 – Në një veprim që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur zemërim të gjerë, Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes Publike “Moravica” në Preshevë ka shpallur një “konkurs” për pozitën e drejtorit i cili më shumë i ngjan një njoftimi të brendshëm për emërim të partiak, sesa një konkursi të mirëfilltë publik e transparent.

Ku janë kriteret ligjore?
Në shpalljen e publikuar më 7 maj 2025, mungojnë elementet bazë që çdo konkurs serioz duhet t’i përmbajë:
• Arsimimi i lartë përkatës – nuk është përmendur fare.
• Përvoja e punës – nuk ka asnjë kërkesë për eksperiencë në menaxhim ose në sektorin publik.
• Shtetësia e Republikës së Serbisë – asnjë përmendje.
• Certifikata nga evidenca e të dënuarve – mungon totalisht.
• Kriteret profesionale dhe morale – as që përmenden!

Ky “konkurs” është një abuzim me mekanizmat ligjorë dhe një tentim për të kamufluar një emërim politik ose nepotik brenda petkut të një procedure të hapur.

Ofendim institucional dhe ofendim qytetar
Në vend që të vendoset theksi mbi transparencën, profesionalizmin dhe konkurrencën, konkursi është shndërruar në një listim të detyrave të drejtorit – si për të arsyetuar një vendim të marrë tashmë në prapaskenë. Kjo nuk është vetëm tallje me qytetarët shqiptarë të Preshevës, por një nënçmim i plotë i komunitetit tonë para syve të institucioneve dhe kombësive tjera.

“Në Serbi për më pak të arrestojnë, në Preshevë shpërblehesh”
Në një shtet ku procedurat ligjore janë të rrepta, një konkurs i tillë në Serbi mund të sjellë pasoja penale për këshillin drejtues. Por në Preshevë, ai shërben si mjet për të shpërblyer individë të caktuar, për të konsoliduar pushtetin personal dhe për të dëshmuar se ligji është thjesht një dekor.

Kush po fshihet pas këtij konkursi?

Emra si Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa janë përmendur si ndikues të drejtpërdrejtë në këtë proces të kontestuar. Nëse këto akuza janë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me një kapje klasike të shtetit në nivel lokal, ku pushteti përdor ndërmarrjet publike për interesa partiake, familjare apo klanore.

Kërkohet hetim i menjëhershëm nga organet shtetërore dhe një reagim qytetar i fuqishëm!

Për qytetarët e Preshevës, ky nuk është vetëm një konkurs i zakonshëm. Është një provë e hapur e përbuzjes ndaj tyre, një shkelje e rëndë e parimeve të barazisë dhe një pengesë e rrezikshme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit tonë.

Në vazhdim mund ta lexone konkursin:

Konkursi i shpallur në gjuhë serbe, për të krijuar huti!

Në bazë të nenit 36, paragrafët 3 dhe 4 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 15/16 dhe 88/19), nenit 40, paragrafi 1, pika 13 të Statutit të Komunës së Preshevës (“Gazeta Zyrtare e Komunës së Bujanocit”, nr. 12/21), dhe Vendimit për shpalljen e konkursit publik për emërimin e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Moravica” Preshevë, nr. 119-27, datë 07.05.2025, Kuvendi i Komunës së Preshevës në mbledhjen e mbajtur më 07.05.2025, shpall:

KONKURS

për zgjedhjen e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Moravica” Preshevë

II

Selia e Ndërmarrjes Publike është në: Preshevë, rr. Behxhet Shehu pa nr.

Numri i regjistrimit: 06389309

Numri fiskal (PIB): 100519862

Veprimtaria kryesore:

36.00 – mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit 35.30 – furnizimi me avull dhe klimatizim 37.00 – pastrimi i ujërave të ndotura 381 – mbledhja e mbeturinave 38.11 – mbledhja e mbeturinave jo të rrezikshme 38.21 – trajtimi dhe deponimi i mbeturinave jo të rrezikshme 81.30 – shërbime të rregullimit dhe mirëmbajtjes së ambientit 52.21 – shërbime ndihmëse në transportin tokësor 43.21 – vendosja e instalimeve elektrike 52.21 – menaxhimi i parkingjeve publike menaxhimi i varrezave 96.09 – aktivitete të higjienës së kafshëve 96.03 – aktivitete të tjera të ngjashme

III

Të dhëna për vendin e punës:

Pozita e punës: Drejtor i Ndërmarrjes Publike “Moravica” Preshevë.

Drejtori e lidh kontratën e punës për kohë të caktuar, për një periudhë katërvjeçare.

IV

Detyrat e drejtorit të Ndërmarrjes Publike:

Përfaqëson dhe përfaqëson juridikisht Ndërmarrjen Publike; Organizojnë dhe drejton procesin e punës; Është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së Ndërmarrjes Publike dhe për zbatimin e vendimeve dhe akteve të tjera të Kuvendit të Komunës, kryetarit të komunës dhe Këshillit Komunal; Propozon planin strategjik afatmesëm dhe afatgjatë të zhvillimit të Ndërmarrjes Publike dhe është përgjegjës për zbatimin e tij; Propozon programin vjetor dhe trevjeçar të punës së Ndërmarrjes dhe është përgjegjës për realizimin e tij; Propozon raportet financiare; Propozon miratimin e programit të veçantë për përdorimin e mjeteve nga buxheti i komunës/qytetit (subvencione); Zbaton vendimet e Këshillit Mbikëqyrës; Emëron drejtorët ekzekutivë; Emëron përfaqësues të Ndërmarrjes Publike në kuvendet e shoqërive aksionare ku ka pjesëmarrje; Nënshkruan kontratat e punës me drejtorët ekzekutivë, sipas ligjit që rregullon marrëdhëniet e punës; Nxjerr aktin për sistematizimin e vendeve të punës; Propozon Këshillit Mbikëqyrës miratimin e akteve për pagesën e stimulimeve për drejtorët ekzekutivë; Propozon Këshillit Mbikëqyrës marrjen e vendimeve dhe akteve të tjera që janë në kompetencë të drejtorit.

A1 info do ta kontaktojë Këshillin Drejtues në lidhje me këtë skandal.