Shënohet Dita e Shkollës së Parë Shqipe në Preshevë me manifestim kulturor

Publikuar 4 muaj më parë

Në Preshevë u shënua sot Dita e Shkollës së Parë Shqipe me një manifestim të organizuar nga Shtëpia e Kulturës, i cili mblodhi dashamirë të arsimit dhe kulturës shqiptare.

Aktiviteti u vlerësua për organizimin e shkëlqyer dhe programin e pasur artistik, ku u prezantua një recital teatror, performanca e SH.K.A. “Presheva”, si dhe vallëzime nga grupi i nxënësve të shkollës fillore. Këto paraqitje i dhanë aktivitetit emocion të veçantë dhe theksuan vlerat kulturore e kombëtare.

Me këtë rast u përgëzua drejtori i Shtëpisë së Kulturës dhe i gjithë ekipi organizativ për angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e një aktiviteti dinjitoz, në shërbim të arsimit, kulturës dhe ruajtjes së substancës kombëtare.

Manifestimi dëshmoi edhe një herë rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë arsimore dhe kulturore shqiptare në Luginën e Preshevës.

Foto: të marra nga profili i Ardita Sibanit në Facebook