Shënohet Dita e Dëshmorëve të UÇPMB-së në Gjilan, zbulohet obelisku — mungojnë liderët nga Lugina

Publikuar 1 vit më parë

Gjila: Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe në organizim të OVL të UÇK-së, dega në Gjilan, dhe OVL të UÇPMB-së në Bujanoc, u shënua Dita e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Aktivitetet nisën me homazhe në Konçul të Bujanocit dhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, për të vijuar me akademinë përkujtimore në Teatrin e Qytetit dhe përurimin e obeliskut të dëshmorëve të UÇPMB-së.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, theksoi se kjo ditë shënon 25-vjetorin e sakrificës për liri dhe të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Lavdi dëshmorëve të kombit! Sakrifica e tyre mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit tonë,” tha ai.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, kujtoi lidhjen e pandashme të luftërave çlirimtare nga Kosova në Luginë dhe Maqedoni, ndërsa kryetari i OVL të UÇPMB-së në Bujanoc, Bejtullah Bejtullahu, apeloi për bashkim politik, duke theksuar se “lufta sot nuk bëhet me armë, por kundër pasivizimit të adresave në Luginë”.

Në këtë aktivitet nuk u panë të pranishëm kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, zëvendëskryetari Ragmi Mustafa dhe deputeti Shaip Kamberi. Nuk dihet nëse ata nuk ishin të ftuar apo refuzuan pjesëmarrjen, ndoshta nën ndikimin e pushteteve qendrore nga Prishtina apo Beogradi.

Aktiviteti u përmbyll me ndarjen e mirënjohjeve dhe shfaqjen e një dokumentari kushtuar historisë së lavdishme të UÇPM-së.