Shenja “ШКОЛА” në cirilik pranë shkollës “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, qytetarët e vlerësojnë si provokim

Publikuar 15 orë më parë

PRESHEVË – Pranë shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, ku çdo ditë kalojnë nxënës shqiptarë, është vendosur në asfalt shenja “ШКОЛА”, e shkruar me alfabet cirilik.

Vendosja e kësaj shenje ka ngjallur reagime të shumta në mesin e qytetarëve, të cilët e vlerësojnë këtë veprim si provokim ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë.

Qytetarët konsiderojnë se vendosja e një shenje vetëm në cirilik, pranë një shkolle me nxënës shqiptarë dhe në një komunë ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, është e papranueshme dhe në kundërshtim me të drejtat gjuhësore të komunitetit.

Sipas tyre, ky veprim është antikushtetues dhe cenon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në hapësirat publike të komunës së Preshevës.

Nuk bëhet fjalë vetëm për disa germa të bardha të vendosura në rrugë. Shenjat e komunikacionit dhe orientimit pranë institucioneve arsimore kanë edhe rëndësi simbolike, pasi lidhen drejtpërdrejt me komunitetin që e përdor atë hapësirë.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për një shkollë që mban emrin e “Ibrahim Kelmendit”, në një komunë ku gjuha shqipe është pjesë e rëndësishme e jetës publike dhe identitetit lokal.

Për këtë arsye, qytetarët kërkojnë përgjigje nga institucionet përgjegjëse: Kush e ka vendosur këtë shenjë? Kush e ka miratuar? Dhe përse ajo nuk është shkruar në gjuhën shqipe?

Ata kërkojnë që shenja të zëvendësohet ose të vendoset edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me karakterin multietnik të komunës dhe të drejtat e komunitetit shqiptar.

Pranë një shkolle ku mësojnë nxënës shqiptarë, përdorimi i gjuhës shqipe në shenjat publike nuk duhet të shihet si çështje dytësore, por si detyrim institucional dhe si pjesë e respektimit të identitetit të qytetarëve të Preshevës.