SHBA pezullon pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

Publikuar 7 muaj më parë

Prishtinë, 12 shtator 2025 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se ka pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë kujdestare.

Në deklaratë thuhet se veprimet e kryeministrit kujdestar Albin Kurti kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.

“Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe kosovar. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit kujdestar Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve,” thuhet në komunikatën e Ambasadës.

Megjithatë, SHBA-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta dhe ruajtjen e marrëdhënieve me popullin e Kosovës, të cilat bazohen në forcimin e paqes dhe stabilitetit si themel për prosperitetin e ndërsjellë ekonomik.

Ambasada amerikane ka shtuar se shpreson që në të ardhmen të krijohen kushtet e përshtatshme për të rifilluar përpjekjet e ngjashme.