SHBA pezullon ndihmën e inteligjencës për Ukrainën, Franca ofron mbështetje

Publikuar 1 vit më parë

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, ka bërë të ditur se Franca ka ofruar ndihmë inteligjence për Ukrainën pas vendimit të papritur të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar ndarjen e të dhënave të inteligjencës me Kievin.

Lecornu tha se Franca po përdor burimet e saj për të mbështetur ukrainasit, ndërsa SHBA-ja ka ndërprerë ndihmën që nga mbrëmja e së mërkurës.

“Ne kemi burime të inteligjencës që po i përdorim për të ndihmuar ukrainasit,” tha Lecornu, duke theksuar se ky vendim i Francës vjen në një moment kritik për Kievin.

Sipas tij, Britania mund të përballet me vështirësi në ofrimin e inteligjencës për Ukrainën për shkak të lidhjeve të ngushta me SHBA-në.

Ky zhvillim vjen ndërsa Washingtoni thuhet se po ushtron presion mbi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të bashkëpunuar me Donald Trump në drejtim të bisedimeve të mundshme për paqe me Rusinë.

Situata po bëhet gjithnjë e më komplekse, ndërsa mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën duket se po lëkundet.

Raporton KTV, përcjell A1 Info.