Shaip Kamberi përshëndet zgjedhjet në Kosovë dhe uron Albin Kurtin për fitoren

Publikuar 7 muaj më parë

Deputeti Shaip Kamberi ka vlerësuar lart procesin zgjedhor të mbajtur në Kosovë, duke theksuar se qytetarët dhe institucionet e vendit dëshmuan edhe një herë kulturë të lartë demokratike në zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.

Sipas Kamberit, ky proces konfirmoi pjekurinë politike të shoqërisë kosovare dhe forcimin e institucioneve demokratike të shtetit. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës ushtruan të drejtën e tyre sovrane duke zgjedhur përfaqësuesit legjitimë dhe duke dhënë një mesazh të qartë për vazhdimësinë e stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit.

Kamberi uroi Kryeministrin në detyrë dhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren e madhe në zgjedhje, duke e cilësuar atë si një besim të ripërtërirë nga qytetarët dhe një përgjegjësi të shtuar për vazhdimin e reformave, forcimin e shtetit ligjor dhe avancimin e mirëqenies së qytetarëve.

Ai po ashtu përgëzoi të gjitha partitë politike pjesëmarrëse për rezultatin e arritur dhe për kontributin e tyre në një proces zgjedhor demokratik, pluralist dhe gjithëpërfshirës.

Në deklaratën e tij, Kamberi theksoi se Lugina e Preshevës pret që të vazhdojë dhe të thellojë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, në funksion të mbrojtjes së të drejtave kombëtare, politike dhe ekonomike të shqiptarëve të Luginës.

Në fund, ai uroi që Kosova të vazhdojë me vendosmëri rrugëtimin e saj euroatlantik, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin e mëtejshëm politik, ekonomik dhe shoqëror, si një shtet demokratik, i qëndrueshëm dhe faktor paqeje në rajon.