Shaip Kamberi në Heshtje, Shqiptarët nën Kërcënim
Rasti i familjes shqiptare në Surdulicë, e kërcënuar me dëbim për shkak të përkatësisë së saj etnike, nuk është më thjesht një incident lokal — është një turp institucional. Sipas raportimeve të portalit Vreme, në këtë çështje është përfshirë edhe ministri Tomçev, çka e bën edhe më alarmante heshtjen dhe mungesën e reagimit të strukturave përgjegjëse.

Por më e rëndë se çdo kërcënim është heshtja e deputetit popullor Shaip Kamberi. Kur një familje shqiptare ndjehet e rrezikuar, deputeti që pretendon se përfaqëson shqiptarët nuk ka luksin të heshtë. Heshtja në këtë rast nuk është maturi politike — është shmangie përgjegjësie dhe braktisje morale e atyre që i kanë dhënë besimin.
Kjo situatë nxjerr në pah një krizë të thellë përfaqësimi. Nëse përfaqësuesit nuk reagojnë kur cenohet siguria dhe dinjiteti i qytetarëve të tyre, atëherë përfaqësimi mbetet vetëm formal, jo real. Përfaqësimi nuk është privilegj personal apo mjet për kalkulime politike, por detyrim i drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.
Në kontrast me këtë heshtje, meriton respekt qëndrimi i disa mediave dhe gazetarëve serbë që kanë ngritur zërin në mbrojtje të kësaj familjeje. Ata treguan më shumë përgjegjësi publike sesa ata që e kanë për detyrë institucionale të flasin — dhe kjo e bën edhe më domethënëse mungesën e reagimit politik.
Shkrimi në portalin vreme: