SHAIP KAMBERI LIDHUR ME TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NË LUGINË TË PRESHEVËS
Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur me mohimin e të drejatve të shqiptarëve autoktonë të Luginës së Preshevës.
Ai bëri një paralelizëm lidhur me të drejtat e serbëve në Kosovë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë.
Kamberi në faqen e tij në facebook shkruan:
“Nëse konsiderohet e papranueshme që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kërkojnë të njëjtat të drejta që Serbia pretendon për serbët në Kosovë, atëherë lind pyetja:
– me çfarë të drejte Serbia u mohon të tjerëve ato që ajo kërkon për pakicat serbe në shtetet e tjera?
Nuk pres përgjigje nga Petkoviqët apo Martinoviqët.
Ky është një qëndrim që duhet me u arsyetu nga “shefi i gjithë shefave” në Serbi:
– është kjo e drejtë e “popullit hyjnorë” apo
– Është pjesë e projektit hegjemonist “Bota serbe”
A1info