Shaip Kamberi kthen mirënjohjen e Trupit Koordinues: Nuk pranoj të barazohem me figura antishqiptare

Publikuar 8 muaj më parë

Deputeti shqiptar në Kuvendin Popullor të Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka vendosur ta kthejë mirënjohjen e dhënë nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Në një reagim publik, Kamberi thekson se nuk mund dhe nuk dëshiron të jetë mbajtës i një mirënjohjeje nga një institucion që, sipas tij, është larguar ndjeshëm nga misioni fillestar për të cilin është themeluar.

Ai rikujton se Trupi Koordinues është krijuar me qëllim integrimin e komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore të Serbisë dhe zhvillimin ekonomik të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, por vlerëson se këto objektiva nuk janë zbatuar.

Kamberi kritikon veçanërisht moszbatimin e plotë të Planit shtatë pikësh, dokument kyç për garantimin e të drejtave politike dhe institucionale të shqiptarëve, si dhe faktin që buxheti i Trupit Koordinues ka mbetur pothuajse i pandryshuar që nga viti 2015, duke humbur vlerën reale për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

“Nevojat e qytetarëve kanë mbetur shumë nën minimumin që shteti duhet të sigurojë”, thekson deputeti.

Një nga arsyet kryesore të refuzimit të mirënjohjes, sipas Kamberit, është edhe ndarja e së njëjtës mirënjohje për Aleksandar Vulinin, ish-ministër dhe ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Sipas tij, Vulini nuk ka pasur asnjë rol në themelimin e Trupit Koordinues dhe njihet për retorikë të hapur antishqiptare, promovimin e pasivizimit të shqiptarëve dhe ideve që, siç thotë Kamberi, kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë konceptin e ashtuquajtur “Bota Serbe”.

“Këto qëndrime janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me misionin e ndërtimit të besimit, paqes dhe bashkëpunimit ndëretnik”, shprehet ai.

Në përfundim, Kamberi njofton se ia ka kthyer zyrtarisht mirënjohjen Trupit Koordinues dhe rithekson angazhimin e tij për paqe, barazi institucionale, respektimin e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe zbatimin e obligimeve që Republika e Serbisë tashmë i ka marrë përsipër.