Shaip Kamberi i drejtohet Kuvendit: Kërkon formimin e Fondit të veçantë për zhvillimin e Luginës së Preshevës

Publikuar 1 vit më parë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është drejtuar me një letër kryetarit të Kuvendit, ku ka kërkuar themelimin e një “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.

Kamberi ka theksuar se, ndonëse për vite me radhë zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë propaganduar “angazhimin për zhvillim ekonomik” në Luginë, këto komuna mbeten ndër më të pazhvilluarat në nivel republikan.

“Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Zhvillimit të saj i nevojiten investitorë, investime konkrete, përkrahje financiare dhe lehtësime plotësuese për investitorët,” – ka shkruar Kamberi.

Ai ka propozuar që Fondi të ketë një buxhet vjetor prej 10 milionë eurosh, i cili do të menaxhohet nga Trupi Koordinues, duke garantuar transparencë maksimale. Përfitues të tij do të jenë komunat e Luginës, shoqëria civile, mediat, organizatat sportive, si dhe bizneset e vogla e të mesme.

Sipas propozimit, Fondi do të ketë për qëllim:

Financimin e projekteve infrastrukturore për biznesin lokal dhe jetën e qytetarëve; Mbështetjen e hapjes së vendeve të reja të punës përmes subvencioneve dhe trajnimeve; Stimulimin e investitorëve të huaj dhe vendor me lehtësime tatimore dhe përkrahje infrastrukturore; Zhvillimin e kapaciteteve arsimore e profesionale sipas nevojave të tregut të punës; Subvencionimin e bujqësisë me një linjë të veçantë financimi; Lehtësira për bizneset e vogla, shoqërinë civile, mediat dhe klubet sportive në aplikimet e tyre për mbështetje nga ministritë.

Kamberi ka theksuar se ky fond është i domosdoshëm për të ndalur trendin e emigrimit të të rinjve, për të hapur vende të reja pune dhe për të krijuar një ambient tërheqës për investime në Luginë.

A1 info