Shaip Kamberi, deputeti i popullsisë shqiptare në Serbi:

Publikuar 10 muaj më parë

Të drejtat e pakicave nuk janë folklor, janë obligim ligjor. Pa përfaqësim të barabartë, përdorim të gjuhës zyrtare dhe drejtësi të pavarur, Serbia nuk mund të pretendojë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Rruga evropiane kërkon veprime konkrete, jo premtime, dhe përballje me të vërtetën për të kaluarën.

Të drejtat e pakicave nuk janë folklor, janë obligime që duhet t’i zbatoni!

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Këto tema nuk janë abstrakte. Ato përcaktojnë nëse Serbia e meriton vendin e saj në Bashkimin Evropian dhe, çka është edhe më e rëndësishme, çfarë lloj shoqërie po ndërtojmë për të gjithë qytetarët e saj.

Të drejtat e njeriut dhe të pakicave

Raporti i Komisionit Evropian thekson në mënyrë të veçantë ngadalësimin e reformave dhe problemet strukturore që prekin grupet e cenueshme dhe pakicat. Si përfaqësues i komunitetit shqiptar, duhet të theksoj se shumë probleme përsëriten prej vitesh: zbatimi i pamjaftueshëm i ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës, pamundësia e përdorimit zyrtar të simboleve kombëtare dhe përfaqësimi i pamjaftueshëm në institucionet shtetërore.

Raporti paralajmëron qartë se ritmi i reformave është ngadalësuar ndjeshëm dhe se nevojiten veprime konkrete, jo vetëm premtime, në mënyrë që të drejtat të zbatohen realisht në praktikë. Prandaj, i bëj thirrje Qeverisë dhe institucioneve kompetente që të miratojnë afate të qarta dhe mekanizma efektivë mbikëqyrjeje për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave në Serbi.

Ndjekja penale e krimeve të luftës dhe trajtimi shoqëror i së kaluarës

Komisioni Evropian konstaton dukuri shqetësuese të tolerimit, madje edhe glorifikimit të personave të dënuar për krime lufte në hapësirën publike dhe politike. Njëkohësisht, vërehet përparim i pamjaftueshëm në ndjekjen penale individuale dhe në procesin e pajtimit shoqëror.

Kjo nuk është çështje “vetëm e së kaluarës”. Është çështje e sundimit të ligjit dhe e vlerave themelore evropiane, mbi të gjitha e përballjes me të vërtetën. Prandaj, kërkoj hetime transparente, ndjekje penale të të gjithë përgjegjësve, si dhe politika arsimore dhe publike që do të parandalojnë revizionizmin dhe glorifikimin e dhunës.

Mohimi dhe relativizimi i krimeve

Raporti i Komisionit Evropian, si dhe organizatat vendore, tregojnë se Serbia nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme kundër mohimit dhe relativizimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe krimeve të tjera të luftës të vërtetuara nga gjykatat ndërkombëtare dhe vendore. Kjo praktikë dëmton drejtpërdrejt procesin e pajtimit dhe cenon stabilitetin rajonal.

Dialogu me Kosovën

Raporti konstaton qartë se Serbia nuk ka përmbushur disa nga obligimet që rrjedhin nga marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Këto përfshijnë mosnjohjen e diplomave, pranimin e dokumenteve dhe akteve administrative të parashikuara nga marrëveshjet, si dhe zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit, përfshirë Konçulin/Dheun dhe Bardhën e Depcën/Muçibabën. Komisioni mbanë Serbinë përgjegjëse për tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe për mosprocesuimin e akterëve të sulmit terroristë në Banjska.

Normalizimi nuk është dorëzim. Është parakusht i stabilitetit dhe të ardhmes evropiane të të gjithë qytetarëve të Serbisë.

Pa përparim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në këtë dialog, rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian mbetet seriozisht e rrezikuar. Prandaj, Qeveria duhet të ndërmarrë urgjentisht hapa konkretë për përmbushjen e obligimeve të marra dhe të përfshijë Parlamentin në ndërtimin e një konsensusi më të gjerë për strategjinë e normalizimit.

Kapitujt 23 dhe 24 – thelbi i integrimeve evropiane

Dua të ndalem veçanërisht te kapitujt 23 dhe 24, të cilët përbëjnë thelbin e procesit të integrimit evropian. Pa sundim të ligjit, pa gjyqësor të pavarur, pa respektim të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe pa siguri, nuk ka përparim real drejt Bashkimit Evropian.

Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025 konstaton se Serbia vazhdon të shënojë përparim të kufizuar ose aspak në kapitullin 23, veçanërisht në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, zbatimin selektiv të ligjit dhe mbrojtjen reale të të drejtave të pakicave në praktikë.

Në kapitullin 24, që lidhet me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, Komisioni thekson mungesën e besimit në institucione, veçanërisht në mesin e komuniteteve pakicë, si dhe kontrollin e dobët mbi veprimet e organeve shtetërore në mjedise të ndjeshme.

Pozita e shqiptarëve në Serbi

Shqiptarët në Serbi vazhdojnë të përballen me përfaqësim sistematikisht të pamjaftueshëm në institucionet shtetërore, përfshirë policinë, gjyqësorin, prokurorinë dhe administratën publike. E drejta për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe nuk zbatohet në mënyrë të qëndrueshme, pavarësisht obligimeve të qarta ligjore.

Një problem i veçantë është pasivizim i adresave, i cili ndikon drejtpërdrejt në të drejtën e votës, sigurimin shëndetësor, të drejtat sociale dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Këtyre u shtohet edhe neglizhenca e vazhdueshme ekonomike dhe infrastrukturore e rajonit.

Këto nuk janë probleme të izoluara. Ato janë mangësi strukturore të shtetit që shkelin drejtpërdrejt standardet evropiane të kapitujve 23 dhe 24. Komisioni Evropian e bën të qartë se të drejtat e pakicave nuk janë folklor, por vlerë fundamentale e demokracisë. Serbia nuk mund të flasë për vlera evropiane përderisa të drejtat e komuniteteve të tëra zbatohen në mënyrë selektive ose thjesht simbolike.

Përfundim

Megjithatë, Raporti i Komisionit Evropian nuk është vetëm kritikë. Ai është edhe një hartë e qartë rrugore për përparim. Zgjidhja qëndron në vendosjen e afateve të qarta dhe mbikëqyrjes efektive të zbatimit të rekomandimeve, veçanërisht në fushën e të drejtave të pakicave dhe përdorimit zyrtar të gjuhëve.

Të nderuara zonja dhe zotërinj, rruga evropiane e Serbisë nuk është luks – ajo është një nevojë civilizuese dhe e sigurisë. Nëse seriozisht synohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, atëherë duhet bërë edhe ajo që është më e vështira: përballja me të vërtetën, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare.

Si deputet që përfaqëson çdo ditë qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, konsideroj se është detyra jonë të kërkojmë zbatim të shpejtë dhe konkret të rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian.

Rruga evropiane e Serbisë nuk do të përfundojë derisa të drejtat të mos jenë të barabarta për të gjithë, derisa drejtësia të mos jetë joselektive dhe derisa e kaluara të shihet përmes së vërtetës, e jo mohimit.

Por, shtrohet pyetja, a po dëshirojmë me të vërtetë të bëhemi pjesë e BE?

Politika e kalkulimit me katër karrige, pak me Moskën, pak me Pekingun, pak me Brukselin dhe pak me Amerikën, u tregu e dëmshme.

E Amerikanët si Amerikan. Ta japin çelësin e Shtëpisë së bardhë e menjëherë ta ndrrojnë bravën e derës së saj. Bëje një parahyrje dhe leje kete trkst