SHAIP KAMBERI: 25 VITE NGA DALJA E USHTRISË ÇLIRIMTARE PËR PRESHEVË, MEDVEGJË DHE BUJANOC

Publikuar 1 vit më parë

Me rastin e 25 vjetorit të daljes së UÇPMB-së deputeti popullor Shaip Kamberi me një shkrim në lligarinë e tij në facebook ka thënë:

“Sot shënojmë një çerek shekulli nga momenti historik kur Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli publikisht në skenë, duke shënuar kthesën e madhe në historinë e shqiptarëve të Luginës. Ky ishte reagimi i domosdoshëm ndaj një periudhe të errët represioni dhe padrejtësie të vazhdueshme.

Nga qershori i vitit 1999 deri në fillim të vitit 2000, shqiptarët e Luginës së Preshevës përjetuan një valë të egër dhune nga regjimi i Millosheviqit. Vrasjet sistematike, dëbimet masive, kërcënimet për jetë, dhuna fizike dhe vrasjet misterioze e të pasqaruara, krijuan një klimë të padurueshme terrori. Kjo periudhë kulmoi me vrasjen tragjike të vëllezërve Saqipi në Dobrosin më 26 janar 2000, një akt mizor që tejkaloi çdo kufi të durimit. Ishte pikërisht ky moment që ndezi flakën e rezistencës së armatosur dhe çoi në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

UÇPMB-ja u formua si një përgjigje e natyrshme dhe e domosdoshme ndaj shtypjes, duke u mbështetur në guximin e djemve dhe vajzave që u bashkuan në këtë betejë. Amaneti i të parëve tanë për liri dhe bashkim kombëtar frymëzoi çdo shqiptar të Luginës, ndërsa mbështetja e vëllezërve nga të gjitha trojet shqiptare e bëri këtë rezistencë një kauzë kombëtare.

Rezistenca e UÇPMB-së nuk ndaloi vetëm vrasjet dhe represionin, por hapi edhe një epokë të re shprese për shqiptarët e kësaj treve. Marrëveshja e Konçulit, e cila erdhi pas 18 muajsh luftë të lavdishme, siguroi amnisti për luftëtarët shqiptarë, formimin e policisë multietnike dhe organizimin e zgjedhjeve të para të lira në vitin 2002. Për herë të parë, shqiptarët e Bujanocit morën në dorë drejtimin e institucioneve lokale, duke shënuar një hap të madh përpara drejt realizimit të të drejtave të tyre kombëtare.

Por, siç tregojnë 25 vitet e fundit, rruga drejt barazisë së plotë dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës mbetet e gjatë dhe sfiduese. Marrëveshjet dhe premtimet e bëra në atë kohë ende nuk janë përmbushur plotësisht, duke dëshmuar mungesën e vullnetit politik nga ana e autoriteteve serbe. Megjithatë, sakrifica e dëshmorëve dhe amaneti i tyre vazhdojnë të frymëzojnë brezat për të vazhduar përpjekjet drejt një të ardhmeje më të drejtë dhe më të barabartë.

Lavdi vëllezërve Saqipi dhe dëshmorit Besim Faiku!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc!”
🇦🇱