Seminar mbi Inteligjencën Artificiale në Arsim, i organizuar nga OSBE-ja

Publikuar 8 muaj më parë

Sot u mbajt seminari me temë “Shfrytëzimi i Inteligjencës Artificiale në Mësimdhënie”, ku morën pjesë mësimdhënës dhe profesionistë të arsimit. Aktiviteti u organizua nga OSBE-ja, ndërsa ligjërimi u mbajt nga prof. Vlladisllav Stojçiq, i cili prezantoi qasje praktike dhe bashkëkohore mbi përdorimin e teknologjive të reja në procesin edukativ.

Gjatë ligjëratës, pjesëmarrësit u njohën me mjete dhe metoda konkrete për integrimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie, me synim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së procesit arsimor. Seminari u vlerësua si jashtëzakonisht i dobishëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Kryetari i Kuvendit, dr. Agim Sabedini, u falënderua për mbështetjen dhe angazhimin e tij në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin arsimor.

Organizatorët shprehën mirënjohjen ndaj OSBE-së për iniciativën dhe ndaj prof. Stojçiq për ndarjen e përvojës dhe njohurive të çmuara.