Sekuestrohen mbi 4 mijë cigare elektronike në Preshevë, do të ngrihet padi penale ndaj një personi
Një person nga Presheva, i lindur në vitin 1991, do të përballet me padi penale për shkak të dyshimit për tregti të paligjshme me mallra akcize.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), policia ka gjetur dhe sekuestruar 4,638 copë cigare elektronike dhe lëngje me aroma në afërsi të shtëpisë familjare të të dyshuarit. Mallrat u zbuluan në një rimorkio të paregjistruar që ai po përdorte, ndërsa vlera e tyre e përgjithshme vlerësohet rreth 5.5 milionë dinarë.
Autoritetet dyshojnë se këto produkte ishin të destinuara për shitje të mëtejshme në mënyrë të paligjshme.
Aksioni policor u realizua nga pjesëtarët e Departamentit për Krim Ekonomik në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Vranjës dhe Policinë Kufitare, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë.
Ndaj të dyshuarit do të ngrihet padi penale në prokurorinë kompetente, në procedurë të rregullt.