Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton Kosovën: Mesazh i fuqishëm për stabilitetin rajonal

Publikuar 1 vit më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka qëndruar të martën në Kosovë, pas vizitës së tij në Bosnjë e Hercegovinë. Gjatë vizitës në Prishtinë, Rutte ka theksuar rëndësinë e arritjes së “kompromiseve të duhura” mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, e ka cilësuar këtë vizitë si një mesazh të fuqishëm që konfirmon përkushtimin e NATO-s për ruajtjen e Bosnjës si shtet unitar dhe mbështetjen për integritetin territorial të Kosovës.

“Kjo është ndër vizitat më të rëndësishme për Kosovën në vitet e fundit. Në këtë kohë të brishtë të ndryshimeve ndërkombëtare, prania e sekretarit të NATO-s është një sinjal i qartë për lidershipin kosovar që të bashkërendojë veprimet dhe t’i japë shans arritjes së një marrëveshjeje politike me Serbinë,” ka deklaruar Veseli në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Ai ka theksuar se udhëheqësit e Kosovës duhet, para së gjithash, të koordinojnë veprimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas me partnerët evropianë.

“Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë: për ne, SHBA-ja është partneri kryesor strategjik, pastaj vjen Evropa. Prandaj, lidershipi i Kosovës fillimisht duhet të ketë një koordinim të plotë me SHBA-në dhe më pas me aleatët tjerë ndërkombëtarë,” tha Veseli.

Pavarësisht rëndësisë së vizitës së Ruttes, Veseli theksoi se qëndrimi i SHBA-së mbetet vendimtar, si për Bosnjën, ashtu edhe për Kosovën.

Raporton Koha, përcjell A1 Info.