Sanxhaku feston për herë të parë Nëntorin e Flamurit me valle e muzikë shqiptare
Sanxhak – Në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, për herë të parë në Sanxhak u organizua një festim i Nëntorit të Flamurit me këngë dhe valle të mirëfillta shqiptare. Atmosfera ishte e mbushur me energji dhe emocione kombëtare, duke shënuar një ditë historike për shqiptarët e kësaj treve.

Në skenë performuan SKA “Presheva” dhe SKA “Zëri i Luginës”, të cilat sollën melodi dhe valle tradicionale shqiptare.
Aktiviteti u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, si dhe me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ndërhyrja e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Vlen të theksohet se ky angazhim kulturor është rezultat i aktivizimit të Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak, e cila nën udhëheqjen e Nevzad Lutfiu ku për herë të parë pa pas Luftës së dytë Botërore ka nisur të marrë hapa konkretë në mbështetje të aktiviteteve kulturore shqiptare në rajon. Diçka e tillë nuk ka ndodhur nga asnjë udhëheqje e mëparshme e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Falë këtij aktivizimi, Sanxhaku sot ftymon shqip.