SAMI SALIHU, URON KRYEMINISTRIN, EDI RAMA !
Kryetari i Lëvizjes për Reforma, z. Sami Salihu, ka uruar Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama për përzgjedhejn e tij , kryeministër, duke i uruar shëndet dhe suksese në drejtimi ne Qeverisë, njëherit kërkoi mbështetje edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Salihu në faqen e tij të facebookut shkruan:
“Urime z. Edi Rama për rizgjedhjen Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Në emrin tim personal dhe në emër të subjektit politik, Lëvizja për Reforma, ju uroj shëndet, suksese dhe vendimmarrje të drejta në këtë mandat të ri që keni marrë përsipër. Besojmë se qeverisja juaj do të sjellë zhvillim e mirëqenie për qytetarët e Shqipërisë, por njëkohësisht shpresojmë fuqishëm që në agjendën shtetërore të jetë gjithmonë e pranishme edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët presin mbështetje dhe përkujdesje nga shteti amë. Uroj që bashkarisht të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe komunikimi te vazhdueshëm”.
A1info