Sami Salihu shpërthen ndaj Bislimit e Mustafit: Nuk përfaqësojnë shqiptarët në Bruksel

Publikuar 1 vit më parë

Sami Salihu ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së Besnik Bislimit dhe Ragmi Mustafit në negociatat e zhvilluara në Bruksel, duke e vlerësuar si një “marketing politik” dhe jo përfaqësim legjitim të interesave shqiptare.

Në një postim publik, ai ka shkruar:

“Kur dy individ pa legjitimitet, si Besnik Bislimi dhe Ragmi Mustafi, negociojnë në Bruksel me Serbinë në emër të Kosovës dhe Luginës, nuk është në interes të shqiptarëve.”

Salihu ka shtuar se asnjëri prej tyre nuk ka bazë përfaqësuese të qëndrueshme. Sipas tij, Besnik Bislimi nuk është as deputet në një parlament të pakonsoliduar, i cili funksionon me një qeveri teknike pa mandat legjitim, ndërsa Ragmi Mustafi është “humbësi më i madh i zgjedhjeve në Bujanoc si kandidat për kryetar komune”.

A1 info