Sami Salihu reagoi ndaj Ardita Sinanit dhe Shaip Kamberit: “Mos luani me bujqit, mjaft i dëmtuat fermerët e Luginës!
Përmes një reagimi në Facebook, Sami Salihu ka kritikuar ashpër veprimet e Ardita Sinanit dhe Shaip Kamberit, duke i akuzuar se po dëmtojnë fermerët e Luginës së Preshevës.
“Ardita dhe Shaip Kamberi, mjaft i dëmtuat fermerët e Luginës! Ka shumë mënyra alternative sesi mund t’i shpërndani paratë e taksapaguesve kosovarë te fermerët e Luginës. Mjaft filmave për një grusht vota duke i dëmtuar njerëzit që kanë nevojë,” ka shkruar ai.
Salihu kërkoi që ndihmat të shpërndahen me transparencë dhe në mënyrë të drejtë, duke u dhënë përparësi interesave të bujqve dhe jo kalkulimeve politike.