Sami Salihu: PVD po luan politikë personale me fatin e shqiptarëve – dje gabim me dialog, sot gabim me bojkot

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, prill 2025 – Anëtari i Lëvizjes për Reforma dhe zëri kritik i skenës politike shqiptare në Luginë, Sami Salihu, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) për të mos marrë pjesë në takimin me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut, Pakicat dhe Dialogun Social në Beograd. Ai ka vënë theksin në mospërputhjen e qëndrimeve të njëjtës parti politike – PVD – në dy periudha të ndryshme.

“Në të kaluarën, ishte po kjo PVD – përmes Ragmi Mustafit – që mori vendimin për pjesëmarrje në dialog. Sot, përmes Enkel Rexhepit, vendos të mos marrë pjesë. Atëherë ishte gabim, sot përsëri është gabim”, u shpreh Salihu.

Ai theksoi se as pjesëmarrja në dialog nuk ka sjellë ndonjë përfitim për shqiptarët, por as mospjesëmarrja nuk do të ndryshojë asgjë, nëse mungon një strategji e përbashkët.

Thirrje për veprim të unifikuar

Sipas tij, politika shqiptare në Luginë ka nevojë urgjente për ndërtimin e platformave të përbashkëta, të koordinuara dhe afatgjata ndaj institucioneve të Beogradit. “Politikat e veprimeve të njëanshme të kreut të PVD-së nuk i kanë sjellë shqiptarëve asnjë të mirë”, përfundon deklarata.

Postimi i plote: https://www.facebook.com/share/p/1BicmY7XSh/?mibextid=wwXIfr