Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma akuzon PVD-në për afërsi me SNS-in: “Asnjë parti shqiptare nuk është më afër pushtetit serb”
Preshevë, 19 Korrik 2025 – Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma ka akuzuar PVD-në dhe Ardita Sinanin për bashkëpunim të fshehtë me SNS-in.
Në një postim në Facebook, ai shkroi:
“Me SNS ndajnë pushtetin, merren vesh për drejtor shkollash, ndërsa publikisht bërtasin kundër tyre. Asnjë parti shqiptare lokale nuk është më afër SNS-it sesa PVD.”
Ai gjithashtu kritikoi heshtjen ndaj deklaratave të Martinoviqit për negociata me Ardita Sinanin për koalicion. PVD ende nuk ka reaguar.
A1 info