Sami Salihu kritikon kryetaren e komunës për mungesë reagimi pas përmbytjeve në Preshevë

Publikuar 9 muaj më parë

Preshevë – kryetari i LR-së Sami Salihu ka reaguar ashpër ndaj udhëheqjes komunale, duke e akuzuar kryetaren e Preshevës për moskokëçarje dhe mungesë të përgjegjësisë në menaxhimin e situatës së krijuar pas reshjeve të dendura të shiut.

Në shkrimin e tij të publikuar në rrjete sociale, të shoqëruar me fotografi nga zonat e prekura, Salihu thekson se qytetarët po përballen me dëme të mëdha, ndërsa sipas tij, kryetarja e komunës nuk po i kushton vëmendjen e duhur gjendjes së rënduar.

“Pavarësisht situatës së rënduar nga reshjet e dendura dhe dëmet që po shkaktohen nga shiu, udhëheqja komunale po tregon mungesë serioze të përgjegjësisë. Ndërkohë që qytetarët përballen me pasoja reale, kryetarja e komunës ndjek ndeshje futbolli, kjo tregon qartë një udhëheqje që rri në komunë vetëm për dekor.” – ka shkruar Salihu.

Reagimi i tij ka ngjallur debat në rrjetet sociale, ndërsa deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga komuna.