Sami Salihu kritikon ashpër Ardita Sinanin: “Servilosjen ndaj VV bëje në emrin tënd

Publikuar 12 muaj më parë

Kryetari i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu, ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook ndaj kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, pas qëndrimeve të saj politike dhe lidhjeve me Vetëvendosjen (VV).

https://www.facebook.com/share/v/1FEepQZVqD/?mibextid=wwXIfr

Në postimin e tij, Salihu i ka kujtuar Sinanit se ajo është përfaqësuese e të gjithë qytetarëve të Preshevës, pavarësisht bindjeve politike të tyre.

“Arditë, ti je kryetare e krejt qytetarëve të Komunës së Preshevës, ku ka simpatizues të Përparim Ramës, Hajrulla Çekut, Uran Ismailit, Bekë Berishës etj. Servilosjen dhe nënshtrimin tënd të gërditshëm ndaj VV bëje së paku vetëm në emrin tënd dhe të subjektit që ti i takon,” – ka shkruar ndër të tjera Salihu.

Reagimi i tij vjen pas qëndrimeve të fundit të Ardita Sinanit, e cila shpesh është parë në aktivitete të përbashkëta me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova.

Salihu ka akuzuar Sinanin për “nënshtrim politik” ndaj VV-së dhe për “përfaqësim partiak në vend të përfaqësimit qytetar”.