SAMI SALIHU: JO GURËTHYESIT…
Kryetari i Lëvizjes për Reforma, z. Sami Salihu, sot në seancë ishte i zëshëm kundër votimit për dhënien e lejes për ndërtimin e një gurëthyesi mbi fshatin Tërnavë.
Ai renditi një varg pasojash që do t’i kenë qytetarët e fshatrave të Norçës, Tërrnavës dhe të Miratocit sa i përketë gurëthyesit aktual, e lëre më edhe të një gurëthyesi tjetër.
Salihu për këtë problematikë bën thirrje për ta ndaluar. Ai në postimin e tij në fb. shprehet:
“Çështja e parandalimit të gurëthyesit të ri me pasoja kancerogjene te zona e fshatrave Tërnavë-Miratoc-Norçë nuk është çështje partiake.
Ajo është çështje publike. E shëndetit të të gjithëve. E ambientit të të gjithëve.
Prandaj duhet të bashkohemi në këtë betejë përtej çdo partie politike e vendbanimi.
Sot për interesa private po synohet dëmtimi i drejtpërdrejtë i shëndetit të qytetarëve të Tërnavës, Norçës dhe Miratocës.
Por efekti në shëndetin dhe mjedisin publik do të jetë edhe përtej këtyre tri fshatrave.
Ne duhet të mobilizohemi, të organizohemi dhe te veprojmë.
Komuna është e qytetarëve. Jeta e fëmijëve tanë vlen më shumë se sa përfitimi i tyre”.
#JoGurëthyesit
a1info