Sami Salihu: Ardita Sinani i dha legjitimitet pasivizimit të adresave të shqiptarëve

Publikuar 3 javë më parë

Kryetari i Lëvizjes për Reforma (LR), Sami Salihu, ka akuzuar ashpër kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, duke e cilësuar si të papranueshme qasjen e saj në takimin me drejtorin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të Qeverisë së Serbisë.

Sipas Salihut, në vend që të kërkonte ndalimin e menjëhershëm të procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve, Sinani dhe Partia për Veprim Demokratik (PVD) i kanë dhënë legjitimitet një procesi që, sipas tij, ka dëmtuar rëndë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai theksoi se në takim nuk është kërkuar pezullimi i procesit të pasivizimit deri në një hetim të plotë, nuk është kërkuar transparencë për numrin e shqiptarëve të prekur dhe as përgjegjësi institucionale për mënyrën se si është zbatuar ky proces.

Salihu ngriti edhe pyetjen se pse nuk u kërkua hetim për të gjitha rastet e pasivizimit të deritanishëm dhe pse nuk u insistua në mbrojtjen e qytetarëve që, sipas tij, janë prekur padrejtësisht nga ky proces.

Sipas tij, rezultati i vetëm konkret i takimit ishte gatishmëria e Komunës së Preshevës për të ofruar ndihmë administrative në procedurat e ardhshme, gjë që ai e interpreton si mbështetje për vazhdimin e procesit.

Kjo është skandaloze. Në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve dhe të kërkojë ndalimin e pasivizimit të adresave, Ardita Sinani i dha legjitimitet këtij procesi”, ka deklaruar Salihu.

Ai vlerësoi se kjo qasje bie ndesh me interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe me kërkesat për transparencë, drejtësi dhe mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të prekur nga pasivizimi i adresave.