SAMI SALIHU: 4 SHKURT ISHTE HERA E FUNDIT QË PROPOZOVA ZGJIDHJEN PËR T’I DHËNË FUND MANIPULIMIT ME FERMERËT TANË

Publikuar 1 vit më parë

Kryetari i Lëvizjes për Reforma z. Sami Salihu, në postimin e tij në fb. ua rikujtoi edhe një herë pushtetarëve propozimin për t’i dhënë fund manipulimit të fermerëve tanë.
Ai e riposton edhe njëherë postimin e 4 shkurtit, në të cili nshkruan:

“Ndalni manipulimin e fermerëve shqiptarë! Procedoni nëpërmjet qeverisjes lokale ose kanaleve të tjera!
Sot, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut, Minoritete dhe Dialog Shoqëror, nuk e ka lejuar procedimin e mëtejmë të subvencionimit të kulturave bujqësore nga fondet e Republikës së Kosovës.
Kjo ishte kronikë e paralajmëruar.
E kishte njoftuar edhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar më 10 dhjetor 2024, kur kishte shpjeguar se Ministria e kishte njoftuar atë se vendimi është i jashtëligjshëm.
Megjithe kete dhe me gjithë thirrjet tona që të procedohet nëpërmjet qeverisjes lokale ose kanaleve të tjera, PVD dhe satelitët e saj vazhduan njëjtë.
Nëse i lejon Ministria, atëherë me i kontrollu dhe orientu fondet sipas interesave të tyre private. Siç vepruan me rastet paraprake.
Nëse nuk i lejon Ministria, ateherë me u viktimizu duke e luajtur kartën e patriotizmit.
Në të dyja rastet, viktimat e vërteta do të ishin fermerët e Luginës.
Mjaft i manipuluat fermerët. Procedoni nëpërmjet qeverisjes lokale ose kanaleve të tjera. Vendoseni interesin e fermerëve mbi interesin tuaj privat.
Fjalët i keni propagandë. Sikur ta kishit seriozisht, pas këtij vendimi me gjuhën që ju po e interpretoni, do të duheshit ta lëshoni institucionin në formë proteste etj. Përkundrazi, po këmbëngulni për legalizimin përfundimtar të kryetarit. Pra, po doni ligj për karrigen tuaj e nuk po doni ligj për t’i menaxhuar paratë publike.
Ju nuk doni me i ndihmu fermerët. I doni paratë e tyre dhe votat e tyre.”

A1info