“Safe City” bllokon Tabanocin, kolona kilometrike në kufi
Qindra shoferë me targa të huaja janë ndaluar sot në Tabanoc, pasi sistemi “Safe City” kishte regjistruar më herët shkelje si tejkalim shpejtësie dhe kalim në semafor të kuq.
Mekanizmi i ri mundëson që kundërvajtësit të ndalohen para largimit nga Maqedonia e Veriut. Kontrollet kanë shkaktuar kolona kilometrike dhe pritje të gjata në kufi.
Zbatimi i ligjit është i domosdoshëm, por kontrollet duhet të organizohen pa bllokuar lëvizjen e mijëra udhëtarëve që nuk kanë kryer shkelje.