Rruga e Kismetit – Projekti 312.000€ për 150 metra dashuri, turizëm dhe zhvatje me stil uz-guz!
Preshevë Pasi u mërzitën me rrugët që të çojnë te shkolla e jo te paratë, pushteti lokal nën drejtimin e zonjës Sinani dhe Ragmi Mustafës, propozoi projektin revolucionar për rregullimin e rrugës Tefik Selimi: një segment prej 150 metrash që kushton vetëm 312.000 euro, sepse, siç duket, po asfaltohet me gurë nga Marsi.

Sipas burimeve të A1info, ky investim nuk është rrugë, është mirazh. Ragmi Mustafa tha:
“Nuk është vetëm rrugë është urë që lidh mahallët me emër karakteristik në Preshevë lidhë Karavelit me Karapongj’t… edhe pse ata s’na dojn, ne shkojmë i m’bysim me të mira!”
Ai më tej shtoj; unë kujtoj që;
“Kjo rrugë do sjellë turistë nga Ulqini, Peqini, besa edhe nga Surqini i Serbisë dhe… Tetova. Dhe kjo do ti mundësojë që furrangjiu në Miratoc ti shesë 5000 bukë. (Vet me vete tha: nejse ati ka kam *i majken ka ikë) Madje Mustafa vazhdoi duke thënë unë t’iu kujtoj se, kemi ftuar edhe Baba Vangën të kthehet nga bota tjetër për një ‘prezantim special’, ku çdo beqar që e shkel këtë rrugë do martohet brenda 12 muajve dhe do të ikin për Gjermani.
Rruga e Kismetit, siç do quhet zyrtarisht (nëse këshilli komunal s’merr ndonjë grant për ndërrim emri), do të jetë “Qendra e Turizmit Preshevarë”, një vend ku njerëzit vijnë për të gjetur dashurinë… ose për të marrë mësim se si duhet zhatur..
Zonja Sinani, e njohur për projektet e mëdha në hapësira të vogla, siq ishte ai te Livadhi Shehut me stativat e kalbura, fillimish i pyti gazetarët: A u bindët që unë JOM me Preshevën? Nejse pastaj vazhdoi,
“Në këtë rrugë nuk do ketë vetëm ndriçim publik, por edhe ndriçim shpirtëror, por kur i fikmi dritat. Sepse çfarë do një qytetar i Preshevës? Asfalt, dashni dhe një faturë që nuk e kupton dot.”
Visar Memeti dhe Sami Salihu nga opozita komentuan:
“Është e vërtetë që rruga do të ketë ndikim – do të ndikojë direkt në xhepin e taksapaguesve dhe indirekt në pasuritë e Ragës dhe Arditës, e pushtetarëve që mendojnë se ‘zhvillimi’ vjen duke e larë Preshevën me beton dhe premtime fallco.” Po shpresojmë se mos po ngihet Raga, e pos ikë për gjithë në Kosovë e po kurtalisemi nga ky “usisivaç”. Nëse jo, atëherë ne do të protestojmë.
Në planin e ardhshëm pozita tha:
Prioritet është “Tuneli i Fatit” që shpie nga Karapongjt e Karavelit në drejtim të Gjyle Karit. prej 30 metrash që kushton 900.000 euro dhe të ndihmon të “kalosh pengesat e jetës”… Dhe një ferris wheel (rrotë panoramike) në fshatin Rahovicë që rrotullohet vetëm kur vjen ndonjë ministër apo sheikët nga Arabia Saudite në vizitë!
Ndërsa Armeni nuk u deklarua se kishte qenë te bletat në Tërrnavska Rek, tha përmes telefonit.
Presheva shqipëtare po bëhet!
A1infot kjo temë është satirike!