Rinia e Preshevës dhe Bujanocit e zhgënjyer nga institucionet – 46% duan të largohen drejt Evropës

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë / Bujanoc – Të rinjtë në komunat e Preshevës dhe Bujanocit përballen me zhgënjim të thellë, mosbesim në institucionet shtetërore dhe ndjenjën e mungesës së perspektivës, tregon një hulumtim i fundit i realizuar nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) me mbështetjen e Kabinetit të Ministrit për Pajtimin dhe Stabilitetin Social.

Sipas rezultateve të projektit “Kupto shkaqet, krijo të ardhmen: Drejt pajtimit në jug të Serbisë”, të prezantuara të mërkurën në Bujanoc nga Sllagjan Komatina dhe Bojan Klaçar, rreth 40% e të rinjve janë të pakënaqur me jetën, ndërsa 46% shprehin dëshirë për të emigruar drejt vendeve të Bashkimit Evropian – veçanërisht të rinjtë shqiptarë.

Përkundër sfidave, studimi vëren se ekziston gatishmëri për pajtim ndëretnik: mbi gjysma e të rinjve besojnë se bashkëjetesa ndërmjet serbëve, shqiptarëve dhe romëve është e mundur, megjithëse distanca etnike mbetet e theksuar, sidomos ndaj komunitetit rom – mbi gjysma nuk i pranojnë si fqinjë, ndërkohë që të rinjtë romë tregojnë më shumë hapje ndaj të tjerëve.

Të rinjtë nga komunitetet e ndryshme jetojnë kryesisht jetë të ndara, ndjekin shkolla të ndryshme dhe kanë pak kontakte me njëri-tjetrin. Megjithatë, arsimimi i përbashkët dhe aktivitetet jashtëshkollore shihen si faktorë kyç për ndërtimin e urave ndërmjet komuniteteve.

Edhe në aspektin e sigurisë perceptimet janë të përziera – 51% ndihen të sigurt, por 37% ndjejnë pasiguri, veçanërisht në Bujanoc. Kurse në fushën e të drejtave të njeriut, 53% e të rinjve shprehen të pakënaqur, duke përmendur diskriminimin etnik si shkakun kryesor të tensioneve (21%).

Besimi në institucionet shtetërore është shumë i ulët – 66% mendojnë se nuk bëhet mjaft për pajtim ndëretnik. Institucionet me më pak besim janë presidenti i Serbisë, Qeveria e Serbisë dhe presidenti i Kosovës, ndërsa institucionet arsimore dhe fetare gëzojnë besimin më të madh.

Në lidhje me të kaluarën, shumica e të rinjve i shohin komunitetet e tyre si viktima të konflikteve, ndërsa vetëm 10% pranojnë se veprimet mund të kenë qenë edhe në vetëmbrojtje. Megjithatë, 61% mendojnë se zgjidhja e krimeve të luftës është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes.

Raporti përmbyllet me një sërë rekomandimesh, si:

Organizimi i ngjarjeve ndërkulturore dhe sportive për afrim ndëretnik; Edukimi për të drejtat e njeriut dhe historinë e konflikteve; Përfshirja aktive e të rinjve në vendimmarrje; Mbështetje për nismat ekonomike ndërkomunitare; Programe për fuqizimin e komunitetit rom në arsim dhe punësim.

Këto gjetje theksojnë se rinia e jugut të Serbisë ka nevojë për mbështetje të strukturuar, politika të drejta sociale dhe një angazhim të vërtetë për pajtim, zhvillim dhe integrim.