Rifillon puna në stadiumin e madh të qytetit – kompania fituese rikthehet pas një viti ndalese (fotogaleri)
Ka rifilluar puna në stadiumin e madh të qytetit, pas një ndërprerjeje njëvjeçare nga organet përkatëse që kishin pezulluar aktivitetin e kompanisë fituese të tenderit. Pas rivlerësimeve dhe lejes së dhënë rishtazi, e njëjta kompani është lejuar të vazhdojë punimet, të cilat po zhvillohen me intensitet të lartë dhe në afat rekord.
Sipas burimeve të A1 Info, tashmë janë përfunduar vendosja e ulëseve dhe stadiumi po merr formën e një impianti modern, duke sjellë shpresë për zhvillimin e mëtejshëm të sportit në qytet.
Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor kishte nisur gjatë mandatit të kaluar të qeverisjes lokale, nën drejtimin e Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut, të cilët e kishin prioritet zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe tifozët lokalë.
Rikthimi i punimeve është përshëndetur nga qytetarët, të cilët prej kohësh kanë pritur përfundimin e këtij projekti që synon të jetë një pikë referimi për ngjarjet sportive dhe kulturore në rajon.

