Rexhepi kritikon menaxhimin e Komunës së Preshevës dhe mungesën e transparencës në prokurime

Publikuar 6 muaj më parë

Në seancën e parë të këtij viti të Kuvendit të Komunës së Preshevës, këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Munir Rexhepi, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën e menaxhimit të komunës, me theks të veçantë në funksionimin e Administratës Komunale dhe procesin e prokurimeve publike.

Gjatë fjalës së tij, Rexhepi kritikoi drejtuesit e drejtorateve komunale për mungesën e raportimit para Kuvendit Komunal, ndonëse, sipas tij, kjo përbën obligim ligjor dhe është thelbësore për garantimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Një pjesë e konsiderueshme e diskutimit iu kushtua prokurimeve publike. Rexhepi shprehu pakënaqësi për mënyrën e realizimit të tyre, duke vlerësuar se kjo po ndikon negativisht në zhvillimin e komunës. Ai theksoi mungesën e transparencës si një ndër problemet kryesore.

“Para kësaj seance kemi folur shumë për prokurimet publike dhe u përmend transparenca. Pikërisht transparenca është ajo që e vlerëson punën tuaj, të Administratës Komunale, sepse janë 92 prokurime publike me vlerë nën 3 milionë, ndërsa vetëm 10 përmes portalit, që nënkupton se jemi zgjedhur komuna e fundit për transparencë”, deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, në dy vitet e fundit nuk është realizuar asnjë projekt i rëndësishëm në komunë, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe transparencë nga institucionet komunale në menaxhimin e fondeve publike dhe zbatimin e projekteve në interes të qytetarëve.