Reshjet e dendura sjellin vërshime në Preshevë, Ardita Sinani në terren

Publikuar 6 muaj më parë

Preshevë – Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në disa zona të komunës së Preshevës. Kryetarja Ardita Sinani ndodhet në terren për të inspektuar pikat kritike dhe për të koordinuar veprimet e emergjencës.

Sipas saj, një pjesë e problemeve lidhen me investime të mëparshme që nuk ofronin zgjidhje afatgjata për kanalizimin atmosferik, si dhe me papërgjegjshmërinë e qytetarëve që hedhin mbeturina nëpër përrenj dhe kanalizime.

Ekipet e Ndërmarrjes “Moravica” dhe të Njësisë së Zjarrfikësve po punojnë për pastrimin e kanaleve, sanimin e dëmeve dhe eliminimin e rreziqeve për banorët. Kryetarja Sinani siguron se institucioni që udhëheq është i përkushtuar për zgjidhje të qëndrueshme dhe mbështetje për qytetarët në çdo kohë.