Referendumi i 1992-shit: vullnet popullor i tradhtuar nga pazaret politike

Publikuar 2 muaj më parë

Referendumi i marsit 1992 në Luginë nuk ishte thjesht një votim simbolik. Ai ishte akt politik i qartë: shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kërkuan bashkim territorial me Kosovën, në një kohë kur frika, represioni dhe pasiguria sundonin rajonin. Pra, ishte shprehje e guximit kolektiv dhe e një aspirate historike.

Por pyetja thelbësore sot mbetet: kush përfitoi realisht nga ai referendum?

Në vend që të shërbente si platformë për unitet dhe strategji afatgjatë kombëtare, referendumi u kthye në kartë elektorale dhe mjet manipulimi nga elitat partiake lokale. Në krye të procesit doli Riza Halimi, përmes Partia për Veprim Demokratik, por me kalimin e viteve, referendumi nuk u përdor si bazë për rezistencë institucionale apo ndërkombëtarizim të çështjes, por si slogan fushatash dhe si justifikim për poste personale.

Manipulimet tjera nga spektri politik shqiptar në krye me Riza Halimin, Ragmi Mustafën, Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin tregojnë më së miri këtë situatë. Kur nxjerrim konkluzione, shohim se ata harruan referendumin, tentuan të krijonin asociacion të tri komunave shqiptare si serbët e veriut duke u përpjekur ta “frikësonin arushën me shoshë”. Serbët mbetën në barikada, ndërsa liderët shqiptarë u pozicionuan në kotluqet dhe pozitat e pushtetit serb. Më në fund, duke shkelur mbi vullnetin e referendumit, Partia për Veprim Demokratik në krye me Shaip Kamberin harron referendumin dhe thirret në planin shtatëpikësh. Gjithçka ishte interes individual dhe grupor, jo kombëtar. PVD ka qenë, është dhe do të jetë parti destruktive dhe faktor politik shqiptar në dëm të kauzës kombëtare.

Kur shpërtheu konflikti i UÇPMB, logjikisht duhej që referendumi i 1992-shit të ishte themeli politik i kërkesave shqiptare. Por kjo nuk ndodhi. Në vend të mbështetjes së qartë politike, udhëheqja komunale e Preshevë zgjodhi negociata të mjegullta me Nebojša Čović, marrëveshje pa peshë dhe kompromise që zbehën kauzën.

Foto: Riza Halimi në Parlamentin Popullor të Serbisë, konferenc për gazetarë

Më tej, referendumi u instrumentalizua sa herë kishte zgjedhje për parlamentin e Serbia. Në emër të “mbrojtjes së interesave shqiptare”, u siguruan mandate deputetësh dhe bashkëpunime me pushtetin qendror, madje edhe me figura si Ivica Dačić. Ndërkohë, realiteti në terren mbeti i pandryshuar: diskriminim, papunësi, emigrim masiv.

Kështu, referendumi – që duhej të ishte akt i vetëvendosjes – u shndërrua në dekor politik. Rezoluta pa zbatim, asociacione pa fuqi, plane “shtatëpikëshe” pa garanci. Shumë zhurmë, pak rezultat.

Fituesit? Një grusht politikanësh që ruajtën poste për dekada.

Humbësit? Qytetarët që votuan me shpresë.

E vërteta e hidhur është se referendumi i 1992-shit nuk dështoi si ide. Ai u sabotua nga mungesa e vizionit dhe nga etja për pushtet. Vullneti i popullit ishte real; manipulimi ishte politik.

Sot, më shumë se tri dekada më pas, ai mbetet një dokument moral dhe historik – por jo një instrument efektiv politik. Dhe përderisa përdoret si mit elektoral e jo si strategji konkrete, ai do të vazhdojë t’i shërbejë individëve, jo kombit.

Nëse duam ta nderojmë atë referendum, duhet ta çlirojmë nga ata që e përdorën për karrierë – dhe ta rikthejmë si platformë uniteti, jo si flamur mashtrimi.

Redaksia