Reagon Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, për fitoren e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Presidenti Begaj ka përshëndetur rezultatin, duke e cilësuar atë si fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit.
Shumë urime!”, ka shkruar Presidenti Bajram Begaj.
