Reagime pas manifestimit për Ditën e Dëshmorëve: “Nderimet nuk duhet të varen nga pushteti”

Publikuar 3 muaj më parë

Manifestimi i organizuar për Ditën e Dëshmorëve ka nxitur reagime dhe diskutime politike, pas pjesëmarrjes së opozitës në akademinë përkujtimore të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës.

Një pjesë e qytetarëve e kanë cilësuar këtë si ndryshim të qëndrimit të partive politike, duke rikujtuar se dikur opozita nuk merrte pjesë në aktivitete të tilla përkujtimore. Sipas tyre, nderimet për dëshmorët nuk duhet të varen nga pozitat politike apo nga fakti se kush është në pushtet.

“Nderimet për dëshmorët duhet të jenë mbi interesat politike. Dikur nuk merrnin pjesë kur ishin në opozitë, ndërsa sot marrin pjesë vetëm pse kanë pozita udhëheqëse. Kjo lë përshtypjen se më shumë po nderohen zyrat sesa dëshmorët”, ishte një nga komentet e shprehura pas aktivitetit.

Megjithatë, pjesëmarrës të tjerë vlerësuan se prezenca në aktivitete përkujtimore, pavarësisht bindjeve politike, është një hap pozitiv drejt unitetit dhe respektimit të vlerave kombëtare.