Reagim i Visar Memetit ndaj shpifjeve të portalit RTV Presheva

Publikuar 2 ditë më parë

Portali RTV Presheva, i drejtuar nga bashkëpunëtori i ngushtë i Ardita Sinanit dhe njëkohësisht drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Shenur Jahiu — person që është përfolur për zhvatjen e 27 mijë eurove nga fondet e Republikës së Kosovës — ka publikuar një shpifje, duke pretenduar se gjatë seancës së Kuvendit Komunal paskam thënë:

“Po dukesh bukur, sekretarja e Izet Mexhitit.”

Ky është një trillim i pastër dhe një gjuhë që nuk më përfaqëson mua, as politikisht, as personalisht.

E vërteta është krejt tjetër: gjithçka nisi në momentin kur një zonjë, e njohur për aftësinë e saj për t’u viktimizuar, filloi të komentonte pamjen e jashtme të bashkëshortes së njërit prej këshilltarëve të Alternativës — gjë që është e regjistruar në kamerat e Kuvendit.

Ky është vetëm një tentim i ulët për të mbuluar sjelljen e pahijshme dhe të papërshtatshme të kryetares së Komunës, Ardita Sinani. Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që ajo vepron në këtë mënyrë.

Unë nuk kam ndërmend të hesht ndaj shpifjeve e manipulimeve mediatike që synojnë të përçajnë e të devijojnë vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve tanë.

Thuhet në reagimin e Visar Memetit.