Rama publikon raportin “BTI 2026”: Shqipëria kryeson rajonin në transformimin politik dhe qeverisje
Kryeministri i Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook një raport që, sipas tij, “nuk do ta gjeni në kanale e portale”, duke iu referuar rezultateve të indeksit ndërkombëtar Bertelsmann Stiftung për vitin 2026.
Sipas të dhënave të BTI 2026 (Transformation Index) për Europën Juglindore, Shqipëria renditet e para në dy nga tre kategoritë kryesore: transformimi politik dhe qeverisja.
📊 Rezultatet kryesore në rajon
- Transformimi Politik
• Shqipëria — 7.70
• Maqedonia e Veriut — 7.65
• Mali i Zi — 7.40
• Kosova — 6.90
• Bosnja dhe Hercegovina — 5.95
• Serbia — 5.18 - Transformimi Ekonomik
• Mali i Zi — 7.50
• Maqedonia e Veriut — 7.18
• Shqipëria — 7.11
• Serbia — 6.79
• Bosnja dhe Hercegovina — 6.57
• Kosova — 6.21 - Qeverisja
• Shqipëria — 6.71
• Maqedonia e Veriut — 6.07
• Mali i Zi — 5.90
• Kosova — 4.81
• Bosnja dhe Hercegovina — 4.03
• Serbia — 3.96
Në postimin e tij, Rama thekson se ky raport vjen nga një nga indeksat më të rëndësishëm ndërkombëtarë që vlerëson cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen.
📘 Çfarë është BTI?
Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon çdo dy vite zhvillimet në 137 vende të botës. Vlerësimi mbështetet në mijëra faqe raportesh dhe kontributin e qindra ekspertëve ndërkombëtarë nga universitete dhe qendra kërkimore.
Periudha e vlerësimit për edicionin 2026 mbulon intervalin nga 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025.
Sipas përshkrimit zyrtar, BTI është një nga të vetmit indekse globale që përdor të dhëna primare për të matur kapacitetin e qeverive në menaxhimin e proceseve të transformimit politik dhe ekonomik.