Ragmi Mustafi më mirë do ta përshkruanin vargjet e Ali Asllanit: Të pabrekë ju gjeti dreka, Milionerë ju gjeti darka!
Nga Haki Emini
Ragmi Mustafi, i cili dikur UÇPMB-në e quante “rebele”, pas përfundimit të misionit të tij në Luginë dhe pas largimit të tij nga Lugina, sot synohet nga Lëvizja Vetëvendosje të dekorohet me postin e deputetit.
Jo rastësisht, sipas këtij këndvështrimi kritik, VV ka afruar struktura destruktive të PVD-së për të krijuar monopol dhe huti në Luginë e Kosovë.
Ragmi Mustafi, deputeti i Serbisë Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani e dinë shumë mirë se Medvegja pothuajse në tërësi është prekur nga pasivizimi i adresave dhe se shumë banorë nuk mund të pajisen me letërnjoftime.
Ragmi Mustafi dhe Qeveria Kurti nuk i njohin pasaportat e Serbisë, gjë që për shumë luginas përjetohet si torturë psikofizike nëpër kufi, ku këtyre ju ndalohet hyrja në Kosovë pa letërnjoftim, a të cilët nuk mund të posedojnë nga autoritetet Serbe.
Po ashtu, luginasit që jetojnë në shtetet e BE-së, të cilëve u janë pasivizuar adresat, nuk mund të udhëtojnë drejt Aeroportit të Prishtinës, sepse Policia e Kosovës nuk i lejon të hyjnë pa letërnjoftim të Serbisë, të cilin nuk e kanë.
Shpesh ndodh që, sipas ankesave të qytetarëve, të ketë edhe sjellje jo dinjitoze ndaj luginasve nga policia kufitare.
Kur japin pasaportën Luginasit, nga policia i kërkohet letërnjoftimi; kur japin letërnjoftimin, kërkohet pasaporta në aeroportin e Prishtinës, kështë luajn “maj-tap” a këshilltaro Ragmi Musfai nuk i bëhet dert fare.
E tash shtrohet pyetja: kë përfaqëson ky këshilltar? Luginasit apo vetëm interesat e veta?
Tutje, kur bëhej spastrim administrativ përmes pasivizimit të adresave, Ragmi Mustafi ka qenë kryetar i Këshillit Nacional. Sipas kritikëve të tij, nuk ka pasur asnjëherë reagime publike e institucionale.
Ky njeri, sipas këtij këndvështrimi kritik, dhe veprimtarisë së tij më mirë do ta përshkruanin vargjet e Ali Asllanit:
“Hani, pini dhe rrëmbeni,
Mbushni xhepe, mbushni arka,
Të pabrekë ju gjeti dreka,
Milionerë ju gjeti darka!”
Andaj Ragmi Mustafi nuk e përfaqëson në asnjë mënyrë Medvegjën, as Bujanocin e as Luginën. ku sipas këtij këndvështrimi kritik, ai nuk mund të jetë përfaqësues i Luginës.
Shkruan: Haki Emini, themelues i PVD-së në Medvegjë.
Qëndrimet janë të autorit dhe nuk janë pjesë e redaksisë.