Ragmi Mustafi i përgjigjet Levent Çazimit: Levent, unë nuk do të flas me gjuhën tënde, për ty. Jo për respektin tënd, por për respektin e atyre që dhanë jetën për liri.

Publikuar 1 vit më parë

Por ti, si duket, më shumë po dëshiron të identifikohesh si Leventi i Koalicionit me SNS-in, sesa Leventi – ai djali i vogël i dëshmorit të madh të kombit. Fundja, këtë zgjedhje e ke bërë ti. Njësoj sikur gjuhën që paske zgjedhur për të komunikuar me një kundërshtar politik, shqiptar, megjithatë.

E komunikimi yt me mua dallon nga komunikimi i shefit tënd.

E kur jemi te ky komunikim, Levent, për fillim dije se nuk është në traditën e shqiptarit të përmenden ndihmat që cilado familje, për çfarëdo arsye, ka pasur nevojë t’i ketë.

Unë nuk do të ta përmendja kurrë ndihmën që të ka dhënë e gjithë Lugina për vite me radhë. Sepse unë kam besuar dhe vazhdoj të besoj se duhet t’i ndihmohet çdo fëmije dëshmori, invalidi dhe veterani, nëse për ndihmë kanë nevojë!

Levent, unë nuk do të ta kisha përmendur kurrë, sikur të sillesh si djalë dëshmori e jo funksionar i pushtetit multietnik, veturat luksoze me të cilat, që nga ardhja në pushtet, po qarkullon.
BMW X5 është veturë që edhe po të mblidheshin 20 familje shqiptare të zakonshme bashkë, nuk do të mund ta vozisnin.

40 mijë euro për një “kerr” nuk janë pak. Unë nuk i kam, as nuk i kam pasur kurrë.

Njësoj sikur që asnjëherë, në asnjë vend, nuk kam marrë subvencione. E ti, ti merr në çdo konkurs e në çdo institucion.

Unë kam trashëguar banesa nga babagjyshi, tashmë i ndjerë, i njohur si një ndër ndërtuesit e parë në Prishtinë. Ndërsa ti, Levent, po planifikon të ndërtosh ndërtesa vetëm tash kur ke ardhur në pushtet.

Ti nuk po flet vetë, Levent. Ti po flet me gjuhën e fshehtë të Arbrit. Me shkrimet e poltronëve të tij, të cilët janë financuar po nga ai Fond i Republikës së Kosovës, për të cilin ti po pretendon se është keqpërdorur.

Ti po i poston shkrimet e tij. Sepse e di unë, sikurse e dinë të gjithë që të njohin, se ti nuk di të shkruash kaq gjatë pa gabime.

Levent, ty Arbëri të ka bërë homolog me djalin e Sasa Arsićit, që UÇPMB-së i drejtohet si “terroristička grupa”. Vëllai i të cilit, kur e demoluan foton e Komandant Lleshit, thoshte: “Bravo, ovo je Srbija.”

Levent, ti je ai që të janë mbyllur sytë nga interesi dhe paratë. Nga biznesi dhe luksi.

Kur të rritesh, do të merrem me ty si politikan. Sot, sa je i ri, po të lë dhe po të përgjigjem vetëm si një djalosh që luksi i ka humbur kompasin e atdhedashurisë, që ia ka ngatërruar dëshirën për jetë me luks e rroba firmato.

Çfarë të them ty, Levent? Në vend që të jesh në krah të Kosovës e Shqipërisë, kundër këtij pushteti që çdo ditë po i shkel shqiptarët, ti po zgjedh të jesh pushteti vetë.

Por dije një gjë, historia nuk fal, Levent. Ajo do të kujtojë gjithmonë kush ishte në anën e lirisë, e kush në anën e karriges. Ti ke zgjedhur karrigen. Unë zgjedh Kosovën.

A1info