Nga “sharra në gozhd” te “urime Kryeministër” – Ragmi Mustafa zbulon fleksibilitetin politik sezonal

Publikuar 8 muaj më parë

Preshevë – Politika shqiptare njeh shumë kthesa, por disa janë aq elegante sa meritojnë vëmendje të veçantë. Ragmi Mustafa, i cili dikur e kishte diagnostikuar Albin Kurtin me problemin mekanik “i ka hasë sharra në gozhd”, sot është shfaqur me një version të ri, më të butë, më institucional dhe dukshëm më ceremonial.

Në një mesazh plot pjekuri demokratike, Mustafa jo vetëm që harroi sharrën dhe gozhdën, por gjeti edhe fjalë të ngrohta për “standardet evropiane”, “forcën e institucioneve” dhe “vullnetin e lirë të qytetarëve”. Burime të afërta me zhvillimet thonë se gozhda është hequr, ndërsa sharra është futur në magazinë.

Kulmi i këtij transformimi politik erdhi me urimet për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhje – një gjest që dëshmon se në politikë nuk ka qëndrime të përhershme, por vetëm qëndrime që presin rezultatin përfundimtar.

Në fund, si për të ruajtur vazhdimësinë tematike, Mustafa kujtoi edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, duke shpresuar që vëmendja institucionale të shtohet. Analistët vlerësojnë se kjo fjali shërben si “urim me fusnotë”.

Mesazhi është i qartë: në politikë mund të kesh sharrë, gozhdë, madje edhe përplasje, por kur vijnë rezultatet – gjithmonë ka vend për urime, stabilitet dhe një dozë harrese strategjike.