Ragmi Mustafa përkrah protestën në Hagë, por nuk mori pjesë fizikisht

Publikuar 1 vit më parë

Zv/kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, edhe pse shpesh ka trumbetuar për afërsinë e tij me ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, nuk iu bashkua protestës së organizuar në Hagë.

Mustafa, i cili mban disa pozita publike – mes tjerash merr pagë si profesor dhe një pagë të majme si zëvendëskryetar komune, përveç angazhimeve të tij me media jashtë vendit – vendosi që përkrahjen ta shprehë vetëm përmes rrjeteve sociale.

Në një postim në Facebook, ai shkroi:

“Protestë madhështore në Hagë!

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike.

Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Zëri ynë është zëri i drejtësisë, shqiptarët janë gjithnjë me ju!

Historia nuk ndryshohet!

Liria ka emër – UÇK!”

Ky reagim i Mustafës ka ngjallur diskutime në opinion, sidomos për faktin që, ndonëse shprehu mbështetje të fuqishme me fjalë, ai nuk u bë pjesë e protestës në Hagë.