Ragmi Mustafa në KTV: Protestat studentore në Serbi mund të sjellin ndryshim sistemi (video)
Prishtinë – Në emisionin “Biseda” në KTV, mysafir ishte zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës dhe njëherësh kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, i cili foli për zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe tronditjet në pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Mustafa vlerësoi se protestat në Serbi, të udhëhequra kryesisht nga studentët, janë të jashtëzakonshme dhe të pazakonta për nga zgjatja dhe këmbëngulja e tyre. “Rrallë ndodh që protestat të zgjasin për tetë muaj rresht pa ndërprerje dhe pa një epilog të qartë. Kjo tregon vendosmërinë e studentëve për të kërkuar jo thjesht ndryshime politike, por ndryshim të tërë sistemit në Serbi,” deklaroi Mustafa.
Ai gjithashtu komentoi për presionin në rritje ndaj qeverisë së Vuçiqit, duke thënë se këto lëvizje qytetare mund të jenë paralajmërim për një transformim të rëndësishëm në skenën politike të vendit.
Për më shumë detaje nga intervista dhe diskutimi i plotë, mund të ndiqni emisionin “Biseda” në KTV.