Ragmi Mustafa merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të dëshmorëve Rexhep dhe Beqir Rexhepi në Skenderaj
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, kryetari i Ragmi Mustafa mori pjesë në ceremoninë solemne të zbulimit të shtatoreve të Dëshmorëve të Kombit, Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi, në fshatin Qirez të Skenderaj.
Në këtë ngjarje përkujtimore morën pjesë edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, kryetari i Drenas, Ramiz Lladrovci, si dhe deputetja Ganimete Musliu.
Me këtë rast, Mustafa vlerësoi se ceremonia ishte më shumë sesa një akt përkujtimor, duke e cilësuar atë si dëshmi të respektit dhe mirënjohjes së përhershme ndaj dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.
Ai theksoi se Rexhep dhe Beqir Rexhepi mbeten simbol i qëndresës, guximit dhe përkushtimit ndaj idealit të lirisë, ndërsa ruajtja e kujtesës historike dhe transmetimi i vlerave të luftës çlirimtare tek brezat e rinj është një detyrim politik, institucional dhe kombëtar.
“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës dhe lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Mustafa gjatë ceremonisë.