Ragmi Mustafa: Kongresi Amerikan prezanton Rezolutën e parë për Luginën e Preshevës
Ragmi Mustafa ka njoftuar se në Capitol Hill është prezantuar Rezoluta e parë në historinë e Kongresit Amerikan që trajton drejtpërdrejt çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Gjatë seancës së Komitetit për Punë të Jashtme, Kongresisti Keith Self theksoi se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për diskriminimin etnik ndaj shqiptarëve. Rezoluta kërkon një raport të detajuar nga Departamenti i Shtetit mbi shkeljet, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave dhe mungesën e përfaqësimit institucional.
Mustafa e vlerëson këtë si një hap historik që konfirmon se çështja e Luginës së Preshevës mbetet në vëmendjen ndërkombëtare.