Qeramidet e Manastirit të Tërrnavës: Një Thirrje për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore

Publikuar 1 vit më parë

Manastiri i Tërrnavës, një pasuri e çmuar e trashëgimisë kulturore shqiptare, sot është vetëm një kujtim i zbehur i madhështisë së dikurshme. Dikur një qendër shpirtërore dhe kulturore, sot qëndron i rrënuar, i braktisur nga të gjithë institucione, akademikë dhe komuniteti lokal. Muret janë shkatërruar, gurët e lashtë janë marrë për të ndërtuar mure shtëpish, dhe pjesëza qeramidheje të shpërndara në tokë flasin për një neglizhencë të dhimbshme.

Fatkeqësisht, ky fenomen nuk është rastësi. Mungesa e ndërgjegjësimit dhe vullnetit politik ka bërë që monumente me vlera të rralla historike dhe fetare të lihen në harresë. Dështimi për të ndërmarrë veprime konkrete për restaurimin dhe mbrojtjen e Manastirit të Tërrnavës është një njollë e zezë mbi ndërgjegjen tonë kolektive.

Institucionet lokale, të zëna me premtime boshe dhe prioritete të diskutueshme, kanë mbyllur sytë ndaj shkatërrimit të trashëgimisë sonë. Nuk ka pasur asnjë nismë të strukturuar për mbrojtjen e këtij monumenti të rëndësishëm, pavarësisht rëndësisë së tij historike për identitetin tonë kombëtar.

Më zhgënjyese është heshtja e akademikëve dhe profesorëve universitarë, të cilët shpesh flasin me patos për lashtësinë tonë, por rrallëherë ndërmarrin hapa konkretë për ta mbrojtur atë. Është koha që fjalët e bukura të zëvendësohen me veprime reale për të ruajtur trashëgiminë kulturore. Nuk mjafton që ndonjë intelektual të shkruajë diku një artikull të vetmuar për të ruajtur historinë tonë në letër. Nevojitet një mobilizim kolektiv që shkon përtej fjalëve.

Duhen ndërmarrë masa urgjente. Themelimi i një këshilli iniciativë me vullnetarë, që përfshin historianë, intelektualë, klerikë dhe aktivistë të përkushtuar, është i domosdoshëm për t’i dhënë fund kësaj harrese të padenjë. Ky këshill mund të bashkëpunojë me organet shtetërore dhe kishat për kthimin e pronave fetare dhe ruajtjen e monumenteve kulturore.

Ky është momenti për të provuar se kujtesa jonë historike nuk është vetëm një kapitull në libra të pluhurosur, por një pjesë e gjallë e identitetit tonë kombëtar. Manastiri i Tërrnavës duhet të ngrihet përsëri, jo vetëm si një objekt kulti, por si simbol i qëndrueshmërisë sonë përballë harresës dhe shkatërrimit.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore nuk është luks është një detyrim kombëtar. Manastirat tregojnë lashtësinë tonë dhe e ardhmja e tyre varet nga veprimet tona sot. Mjaft më me heshtje dhe harresë. Koha për të vepruar është tani!

A1 info

Qeremidet në vendi ku ishte Manastiri
Qeremidet e gjetura në vendin ku ndodhej Manastiri
Bunari i Manastiri